Drejtori i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një dalje për media ka dhënë detaje të hollësishme për vrasjen me thikë të 72 vjeçarit Faik Hajdinit dy ditë më parë në fshatin Zhapokikë, Memaliaj.
Sipas Drejtorit të Policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes.
Ndërsa sot është arrestuar dhe autori i krimit Blerti Kanushi i cili ishte larguar pas kryerjes së krimit.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa:
Më datë 20.05.2024 rreth orës 6: 40 të mëngjesit jemi njoftuar se në fshatin Zhapokikë të Memaliajt është gjetur pa shenja jetë shtetasi Faik Ajdini 72 vjeç. Nga kqyrja paraprake e kufomës në vendin e ngjarjes dhe rrethanat fillestare hidheshin dyshime se viktima kishte shenja dhune dhe dyshimet paraprapke ishin se vdekja mund të ishte shkakatuar nga mjet prerës. Për thellimin e hetimit u morën për ekzaminimet e mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshoheshin se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe ekzaminimi të të cilave do të identifikonte autorin.
Nga dinamike hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës Faik Ajdinit dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darevi Ajdini këta të fundit kanë nxitur Berti Kanushin 23 vjeç i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjete për kryerjen e krimit.
Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini rreth orës shtatë të mëngjesit kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdni e më pas Berti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas kryrjes së krimit shtetasit Skënder dhe Darevi Ajdini kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit ndërsa Bledar Ajdini djali i çiftit Ajdini në dijeni të plotë për krimin ka përkrahur autorin e krimit duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.
Në vijim të hetimeve janë arrestuar shtetasit Skënder Ajdini, 71 vjeç, Bledar Ajdini 43 vjeç gjithashtu në ndjekje të vazhdueshme të pandërprerë të veprimeve operacionale dhe hetimore në terren me datë 22.08.2024 ora 3 e mëngjesit u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi 23 vjeç për veprën penale vrasje me paramendin e kryer në bashkëpunim dhe shtetasja Darovi Ajdini 64 vjeç për veprën penale që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorit të krimit./Versus.al







