AKTUALITET /

Ishte apo jo Ibrahim Lici i pranishëm në masakrën e Dobraçit? Zbardhet dëshmia e 4 policëve

Zbardhet dëshmia e 4 policëve në sallën e gjyqit

Shkruar nga Versus
Ishte apo jo Ibrahim Lici i pranishëm në masakrën e
Personi i dyshuar si Ibrahim Lici

Gjykata e Shkodrës liroi sot katër policët të cilët u arrestuan ditë më parë nën akuzën ‘shpërdorimit të detyrës’ pasi nuk shoqëruan në polici personin “misterioz” që në pamjet e publikuara shfaqet pranë viktimave të masakrës së Dobraçit.

Ndaj efektivëve Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, Marte Martini, u caktua masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndërsa hetimet ndaj tyre vijojnë për shpërdorim detyre

Gjatë seancës katër efektivët kanë dhënë dëshminë e tyre ku janë shprehur se në fillim kanë dëgjuar në radio se bëhet fjalë për një aksident rrugorë. Por me të mbërritur në vendngjarje kanë kuptuar se bëhej fjalë për vrasje me armë zjarri. Më pas sipas dëshmisë së tyre ata kanë lajmëruar ambulancën dhe sallën operative duke shtuar se personi i tretë për të cilin flitet nuk e kemi njohur se kush është. Sipas tyre prioriteti isht t;ju jepej ndihma persona të plagosur që ishin akoma gjallë. 

“Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty, por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty.

Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është.

Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, janë shprehur katër policët e dyshuar që gjykata i liroi.

Sipas informacioneve të shpërndara në media aludohet se në vendngjarje dyshohet se ka qenë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i viktimës Hamza Lici dhe dëshmitarë okularë në vendngjarje kanë thënë se ai ka tentuar ta mbajë në jetë 23 vjeçarin duke i bërë frymëmarrje artificiale.

Më herët është raportuar se janë zhvilluar kontrolle në disa klinika private në jug të vendit ku dyshohet se Ibrahim Lici mund të jetë duke u kuruar pasi në pamje duket se është plagosur. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të shumëkërkuarit i cili mendohej se ishte në Turqi dhe nëse ka qenë ai në masakrën e Dobraçit lind pikëpyetja si ka arritur të hyjë në vend duke mos u ndaluar në asnjë zonë kufitare./Versus.al

 

 

 

Poll