
Vlorë- Një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda një qendre tregtare.
I riu, rreth 30 vjeç, ka hyrë në qendër tregtare dhe vetëm ofendon e shan ndërkohë që dëmton biznese të ndryshme. Kamerat e sigurisë tregojnë se ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa prej dyqaneve që i kishte gjetur mbyllur.
Pamjet janë dorëzuar pranë policisë, e cila pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë autorin. Versus.al

