Dorian Puka, shqiptari i dënuar 2 herë nga Britania e Madhe për grabitje banesash, nuk ndalet me “thumbimet” ndaj autoriteteve dhe mediave angleze të cilat kanë shkruar mbi mënyrën e jetesës së tij luksoze.
Pasi një ditë më parë përmes një foto montazhi ironizoi politikanin anglez, Nigel Farage në një foto sikur po ata po drekonin bashkë, i riu nga Lezha i dëbuar dy herë nga Britania, ka replikuar përmes një postimi në Instagram me një prej editorëve të gazetës britanike “The Telegraph”, raporton Top Channel. Ai ka pasur një përgjigjie për gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.
Në postimin e tij, Puka në gjuhën angleze ka shkruar se asnjë prej gazetarëve të rrjetit të gazetës britanike nuk është në nivelin e tij për ta marrë në pyetje.
“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit.”- shkruan ai në postimin e bërë.
Kujtojmë se shqiptari është bërë çështje diskutimi në Britaninë e Madhe pas publikimit të fotove ku shihej me Ferrari edhe pse ishte dënuar 2 herë nga shteti ishullor. Versus.al







