AKTUALITET /

“Je e telekomanduar”/ Avokati i Mediut përplaset me gjyqtaren, Gjoka e nxjerr jashtë! Shtyhet seanca për Gërdecin

Seanca e zhvilluar mes tensioneve dhe debateve, ndërmjet avokatëve të Mediut dhe prokurorëve të SPAk e gjyqtares Irena Gjoka, u shty për në datën 17 korrik.

Shkruar nga Versus
“Je e telekomanduar”/ Avokati i Mediut përplaset me gjyqtaren,
Avokati Ardian Visha dhe gjyqtarja Irena Gjoka

Ka përshkallëzuar debati mes avokatit të Mediut, Ardian Visha dhe gjyqtares Irena Gjoka në sallën e GJKKO ku u mbajt seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se Visha e ka akuzuar gjyqtaren Gjoka si “të telekomanduar” ndërsa kjo e fundit e ka urdhëruar të lërë sallën duke i thënë se “e ke përmbushur misionin”.

Ndërkohë, seanca është shtyrë për në datën 17 korrik në orën 09:00 pasi avokatët e Mediut kanë kërkuar kohë që të formulojnë pyetjet për ekspertët e dëmit ekonomik të cilët ishin thirrur sot si dëshmitarë. Me urdhër të GJKKO, deri nesër në orën 16:00 palët do duhet të kenë dorëzuar pyetjet me shkrim, ndërsa ekspertët e thirrur nga gjykata për Gërdecin të cilët e kishin të vështirë të përgjigjeshin pa pasur para raportin prej qindra faqesh, do të duhet të jenë përgjigjur me shkrim në datën 17 korrik, ditën e seancës. Versus.al

Poll