Dy të rejat e arrestuara disa ditë më parë nga policia e Korçës, nën akuzën e shpërndarjes së materialeve me përmbajtje pornografike dhe shantazh ndaj të miturve, janë liruar nga gjykata.
Prokuroria kërkoi masën e arrestit shtëpiak për të dyja, por gjykata vendosi masa më të lehta sigurie. Për 19-vjeçaren P.M. u vendos detyrim paraqitjeje, ndërsa për 17-vjeçaren E.P. mbikëqyrje nga prindërit.
Seanca gjyqësore, e cila zgjati mbi dy orë e gjysmë, u shoqërua me debate mes avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesve të prokurorisë. Mbrojtja argumentoi për masa më të lehta, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar përgjegjësinë e vajzave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Ato u akuzuan për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.







