AKTUALITET /

Kapja e 210 kg kokainë me destinacion Durrësin, u përdor “Kali i Trojës” për goditjen e grupit të biznesmenit shqiptar

Një agjent i infiltruar bëri të mundur kapjen e ngarkesës prej 210 kg kokainë në Portin e Pireut që kishte si destinacion Durrësin.

Shkruar nga Versus
Kapja e 210 kg kokainë me destinacion Durrësin, u përdor
Logo sipër kokainës së sekuestruar dhe biznesmeni Jasona Mërkuri

Mediat greke kanë publikuar foton e biznesmenit shqiptar Jasona Mërkuri alias Azdren Muharremi, alias Andrea Mërkuri i cili dyshohet si truri i trafikut të 210 kg kokainë që u kapën në portin e Pireut me destinacion final portin e Durrësit.

Ndër të tjera në artikullin e publikuar, bëhet me dije se për zbulimin e ngarkesës me 210 kg kokainë brenda kontejnerit me karkalecë të ngrirë nga Amerika e Jugut, DEA amerikan dhe policia greke përdorën skemën e njohur si “Kali i Trojës”, të njohur nga lufta e Trojës.

Një agjent i infiltruar kishte arritur të depërtonte në brendësi të grupit të shpërndarësve të drogës duke i bindur ata se kishte aftësi ta nxirrte drogën nga konteineri me të cilin u transportua dhe ta çonte në një vend të sigurt që ta merrnin anëtarët e tjerë të grupit të trafikantëve.

I infiltruari mëngjesin e 22 majit, i çoji 4 të arrestuarit në një lokal në Pire duke i bërë të mendojnë se aty kishte fshehur drogën dhe mund ta merrnin. Sapo arritën në lokal, anëtarët e rrjetit kriminal panë pakot e drogës por edhe një numër të madh agjentësh policie.

Biznesmeni Jasona Mërkuri nga Patosi i cili ka edhe një dyqan veshjesh në Shqipëri, siç u raportua dje nga Versus.al, kishte rolin e kreut të grupit kriminal dhe merrej me organizimin e dërgesave të drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.

Në 2017-ën, kur edhe u shpall në kërkim, biznesmeni shqiptar ka qenë i dënuar në Greqi me 20 vite burg si financues i një laboratori për drogë xhihadiste, Captagon, ku në 2017 u kapën mbi 630 mijë tableta.

Ndërkohë ortaku i tij, gjithashtu shqiptar, 36 vjeçari Marsel Stafaj merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve të trafikut të drogës në Greqi për të bërë të mundur importimin dhe trafikun e mëtejshëm të saj. Ndërsa nga dy grekët e arrestuar, Alexandors Merkouris dhe Ioannis Viglakis, ky i fundit ka vuajtur një dënim burg në SHBA me akuzën e lidhjeve me organizatën FARC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë – Ushtria Popullore.

 

Poll