AKTUALITET /

Kërcënimi i Armando Dukës, mes të arrestuarve presidenti i "KF Iliria" dhe 2 djemtë e tij futbollistë

Nazmi Selmani së bashku me dy djemtë e tij futbollistë dhe persona të tjerë kanë shkuar dje në banesën e Dukës për ta kërcënuar.

Shkruar nga Versus
Kërcënimi i Armando Dukës, mes të arrestuarve presidenti i
Presidenti i FSHF, Armando Duka

Detaje të reja janë mësuar nga kërcënimi i bërë ndaj presidentit të FSHF-së Armando Duka, ngjarje për të cilën u arrestuan 5 persona. Mes të arrestuarve rezulton të jetë edhe Nazmi Selmani i cili është edhe president i klubit Iliria, skuadër futbolli në kategorinë e dytë.

Ndërsa dy prej të arrestuarve të tjerë janë djemtë e tij Brajan dhe Santiago Selmani të cilët rezultojnë të jenë futbollistë të klubit të futbollit Iliria.

Ngjarja ka ndodhur ditë ne djeshme, ku pas mesazheve kërcënuese në telefon, Nazmi Selmani së bashku me të afërmit e tij, kanë shkuar në banesën e Armando Dukës në Durrës për ta kërcënuar edhe fizikisht. Sipas mediave, Selmani i ka kërkuar Dukës favore për ekipin e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe e ka denoncuar në polici. 

Kërcënimi i Armando Dukës, mes të arrestuarve presidenti i
Presidenti i "KF Iliria", Nazmi Selmani

Nazmi Selmani e mori nën pronësi klubin e futbollit "Iliria" një vit më parë me premtimin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë. Versus.al

Poll