AKTUALITET /

Kërcënoi 2 persona pas sherrit dhe qëlloi me armë, arrestohet polici i Rinasit (EMRI)

Shkruar nga Versus

Kërcënoi 2 persona pas sherrit dhe qëlloi me armë,

Një efektiv policie në Fushë Krujë është arrestuar me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën.

Efektivi, Ergys Zela me detyrë “ndihmës specialist” në komisariatin e policisë së Rinasit, më 4 prill, ka patur një sherr me dy persona për motive të dobëta pranë një parkimi në Fushë Krujë.

Rreth orës 22:00, Zela ka kërcënuar A.H dhe O.H duke qëlluar me armë zjarri. Për pasojë, AMP ka sekuestruar pistoletën “Glock” të policit dhe 12 fishekët, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Kanosje dhe “Shpërdorim detyre”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë  me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë”- njofton AMP. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: