
Elbasan- Një 34 vjeçar me inicialet A.S është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet policore të Kosovës për kultivim droge.
I riu është kapur gjatë kontrolleve të policisë për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
34 vjeçari me banim në Cërrik ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit. Versus.al

