
Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotmer në Petovë të Fierit, pranë FNSH-së, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, dhe si pasojë e goditjes së fortë, kanë marrë lëndime.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali tregojnë se çifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë shoferi i Benz-it është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./VERSUS.AL

