
82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte raportuar i humbur pasi ishte larguar nga banesa e tij pa lënë adresë në prag të natës së ndërrimit të viteve, është gjetur pa shenja jete.
Pas disa ditësh kërkimesh, autoritetet kanë konstatuar trupin e të moshuarit të pajetë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të vdekjes, si dhe vendi ku ai u gjet, ndërsa pritet që organet kompetente të japin më shumë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

