
Reshjet e dendura të shiut gjatë mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar probleme në bashkinë e Malësisë së Madhe. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, rrugët kryesore të qytetit u mbushën me ujë, ndërsa në disa lagje uji hyri edhe në oborret e shtëpive.
Rruga që lidh fshatrat Kamicë dhe Flakë është bërë e pakalushme. Ndërsa as shtëpitë private në zonat rurale nuk i kanë shpëtuar pranisë së shtuar të ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Autoritetet bëjnë me dije se problematika kryesore raportohet në Koplik. Versus.al

