AKTUALITET /

Rama: Hidrovoret në Spitallë funksionojnë pa ndërprerje, autoritetet po monitorojnë gjendjen

Kryeministri Edi Rama njoftoi se autoritetet qendrore dhe vendore ndodhen në terren në zonën e Spitallës për shkak të reshjeve të dendura. Sipas tij, hidrovoret po funksionojnë pa ndërprerje dhe situata po monitorohet nga afër.

Shkruar nga Versus

Rama: Hidrovoret në Spitallë funksionojnë pa ndërprerje,

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se autoritetet qendrore dhe vendore ndodhen në terren dhe në gatishmëri në zonën e Spitallës, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas Ramës, ministri i Bujqësisë Andis Salla dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, po monitorojnë personalisht gjendjen, ndërsa hidrovoret vijojnë të funksionojnë plotësisht dhe pa ndërprerje, pavarësisht prurjeve të shtuara.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po mbahet nën kontroll dhe strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë të mundshme./ Versus.al

Postimi i kryeministrit Rama:

 

Poll