MAGAZINË /

Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it, Hygerta Sako përlotet teksa rrëfen linjën e jetës

Shkruar nga Versus
Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it, Hygerta Sako
Hygerta Sako

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në spektaklin e së hënës.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të 2020-tës humbi babanë, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru, në një kohë coronavirusi.

“Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë,” u shpreh Sako.

Hygerta zbuloi se për shkak të masave kufizuese, babai i saj u varros në praninë e vetëm 39 personave, çka e bëri dhimbjen edhe më të rëndë për familjen.

“Sinqerisht, mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën,” tha ajo.

Pas rrëfimit për humbjen e të atit, Hygerta foli edhe për jetën e saj martesore, të cilën e përshkroi si një periudhë shumë të vështirë dhe emocionalisht të rënduar.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit ishte ai kur foli për vajzën e saj, e cila kishte kaluar një periudhë të vështirë në shkollë për shkak të bullizmit. Hygerta tregoi se e kishte gjetur vajzën në gjendje të rënduar emocionale, një përvojë që e tronditi thellë si nënë.

Rrëfimi emocional u mbyll me një moment pozitiv, kur Hygerta u surprizua nga e bija, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për ta takuar, duke sjellë emocione të forta si për banoren, ashtu edhe për publikun.

 

Poll