AKTUALITET /

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj në Gjirokastër, deputeti Dhima i dorëzuar: Mos dilni nga banesat!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj në Gjirokastër, deputeti

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Gjirokastrës. Në videon e siguruar nga Versus.al, shihet uji që vërshon si lumë në rrugët kryesore të Gjirokastrës.

Një prurje e tillë uji, mund të rrezikojë jetën e banorëve të cilët mund të tentojë të kalojë aty pranë pa llogaritur dëmet e shumta në banesa dhe bizneset.

Deputeti socialist Piro Dhima u bënë thirrje qytetarëve të mos dalin nga banesat deri sa situata të përmirësohet.

Përmes një videoje në rrjetet sociale deputeti ngre alarmin se vërshimi i ujit nuk mund të përballohet as nga kolektorët.

“Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës të mos dalin pa asnjë arsye nga shtëpitë e tyre, rrugët janë kthyer në lumenj, për shkak të prurjeve të jashtëzakonshme, për shkak të shirave që kanë rënë sot gjithë ditën pa pushim.

Bashkia dhe të gjitha institucionet shtetërore, janë në këmbë, por është një gjendje e jashtëzakonshme, e papërballueshme edhe për kolektorët që të tërheqin ujërat. Kështu që qëndroni në shtëpitë tuaja, mos lëvizni në këmbë as me makinat tuaja,” tha deputeti socialist.

Deri më tani në Gjirokastër, ka vetëm dëme materiale për shkak të reshjeve të shiut, por situata vijon të mbetet e përkeqësuar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piro Dhima (@piro_dhima_)

Poll