AKTUALITET /

Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, arrestohen 6 kinezë! Në pranga dhe një bjelloruse që po kontrabandonte fillera e botox

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur 6 raste të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe një rast kontrabande, duke arrestuar 6 shtetas kinezë dhe një shtetase bjelloruse. Të dyshuarit tentuan të hynin në Shqipëri me pasaporta false dhe mallra kontrabandë, të cilat u sekuestruan nga policia.

Shkruar nga Versus
Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, arrestohen 6
Foto ilustruese

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur 6 raste të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 1 rast kontrabande, gjatë kontrolleve në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë 6 shtetas kinezë, të cilët tentuan të hynin në vendin tonë duke përdorur pasaporta të falsifikuara të shtetit të Hong Kongut. Dokumentet u dërguan për ekzaminim në laborator, ku rezultuan false.

Të arrestuar për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim” janë shtetasit M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. Ë., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, Ë. Zh., 38 vjeç dhe G. H., 43 vjeçe.

Po ashtu, gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë edhe një shtetase 45-vjeçare nga Bjellorusia, e identifikuar me inicialet A. W., e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, asaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi mallrash estetike (botoks dhe filler), të futura në mënyrë të paligjshme dhe pa licencën përkatëse.

Shtetasja bjelloruse do të hetohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kontrollet e imtësishme në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë rezultuan me goditjen e 6 rasteve të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 1 rast të kontrabandës.

Vihen në pranga 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia.

Sekuestrohen 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 6 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”, shtetasit M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. Ë., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, Ë. Zh., 38 vjeç dhe shtetasja G. H., 43 vjeçe, të gjithë shtetas kinezë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.

Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje, shtetasja A. W., 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, në intervistimin nga punonjësi i Policisë ka qenë dyshuese për qëllimin e udhëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka kaluar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shtetases A. W. iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat kjo shtetase nuk i dispononte.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. Ë., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll