AKTUALITET /

Fundjava “makth” për shoferët në aksin Prrenjas-Elbasan, radhë kilometrike në trafik

Pavarësisht problematikës së përjavshme, ende nuk ka një strategji për shmangien e trafikut.

Shkruar nga Versus

Fundjava “makth” për shoferët në aksin
Ashtu siç ka ndodhur shpesh së fundmi, edhe pasditen e sotme aksi kombëtar i rrugës Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, është bllokuar nga radhë kilometrike të automjeteve. 

Një prej faktorëve ndikues ka qenë fakti se kjo ishte dita e fundit e pushimeve zyrtare dimërore të administratës dhe pritet që pushuesit të kthehen në punë. 

Problematikat rëndohen edhe më tej nga gjendja e rëndë e rrugës në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim janë me dëmtime të shumta.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të sinjalostikës teksa është shtuar prania e forcave të Policisë Rrugore. Pavarësisht situatës së përsëritur, nuk ka patur një ndërhyrje nga ana e autoriteteve për zgjidhje konkrete të trafikut. Versus.al

 

Tags:

elbasan

Poll