AKTUALITET /

Protesta e thirrur nga 'Shqipëria Bëhet' , policia njofton masat!

Një protestë e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj do të zhvillohet sot para Kryeministrisë, duke nisur nga ora 12:00. Policia njofton se do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit dhe u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative.

Shkruar nga Versus
Protesta e thirrur nga 'Shqipëria Bëhet' , policia njofton
Foto ilustruese

Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se sot, në orën 12:00, do të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë.

Në lidhje me tubimin, Policia e Shtetit ka njoftuar se nga ora 11:00 dhe deri në përfundim të protestës do të ketë kufizime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në segmentin nga Ura e Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse dhe të përdorin rrugë alternative, për të evituar vonesat në trafik dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Njoftimi i Policisë:

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht:

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./ Versus.al

Poll