AKTUALITET /

Tragjedia në Orikum/ Dëshmia e fëmijëve të çiftit: Nëna ishte e gjak*sur në qafë

Shkruar nga Versus

Tragjedia në Orikum/ Dëshmia e fëmijëve të

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Orikum të Vlorës ku 40-vjeçarja Sose Xhebroj u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, i cili më pas vrau veten në garazhin e pallatit ku banonte.

Kanë qenë dy fëmijët e çiftit, 16 dhe 19 vjeç, të cilët e kanë gjetur nënën e tyre të pajetë në banesë. Të afërmit e tyre kanë treguar se dy djemtë nuk po arrinin të komunikonin me nënën e tyre dhe më pas, me dy shokë u nisën me makinë tek shtëpia.

Djali i madh është ngjitur lart në shtëpi ku ka parë nënën e tij të vdekur ndërsa në qafë kishte një fasho dhe ishte e gjakosur. Ai menjëherë ka lajmëruar vëllain tjetër, të cilët më pas kanë thirrur ambulancën. Trupi i pajetë i Soses u dërgua në spitalin e Vlorës ku mjekët konfirmuan se ajo kishte ndërruar jetë.

Në kohën kur fëmijët kanë qenë në banesë, i ati është vetëvrarë me armë zjarri në garazhin e ndërtesës.

Çifti ka qenë më parë i divorcuar, por më pas janë rikthyer sërish bashkë dhe nga këtu kanë nisur konfliktet. Ato përsëri kishin vendosur të ndaheshin dhe prej dy muajsh zënkat ishin shtuar. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre.

Poll