
Tiranë- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokati i 14 vjeçarit M.P, të akuzuarit për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij M.C pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”.
Mbrojtja e të miturit kërkoi arrest shtëpie, por Apeli rrëzoi pretendimet e tyre.
Për ngjarjen që tronditi vendin nëntorin e vitit të kaluar, pati disa marshime dhe protesta para ministrisë së Arsimit, ku u kërkua edhe dorëheqja e ministres Ogerta Manastirliu.
Së fundmi familjarët e adoleshentit të ndjerë mbajtën sërish protestë duke shprehur shqetësimin për vonesën e përfundimit të hetimeve, gjë që i bën ata të dyshojnë për manipulime të mundshme.
E gjithë ngjarja solli në vëmendje kulturën në rritje të agresivitetit tek të miturit në shkolla dhe mosfunksionimin e sistemit të efektivëve të sigurisë të caktuar në institucione arsimore. Rama u fokusua më së shumti tek fakti që sherri që çoi në vrasjen e të miturit kishte pasur zanafillën në TikTok dhe u zotua për mbylljen e rrjetit social për një vit. Por deri më tani, ende nuk është marrë asnjë veprim lidhur me këtë deklaratë të tij. Versus.al







