AKTUALITET /

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Avokatët mbrojtës të Veliajt kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Ndërkohë burime në media bëjnë të ditur që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.

Shkruar nga Versus

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për ditën e nesërme, (12 mars) në orën 12:30.

Avokatët mbrojtës të Veliajt kanë kërkuar të njihen me prova të reja të paraqitura sot në seanca nga prokurorët. Ndërkohë burime në media bëjnë të ditur që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.

Veliaj ka kërkuar heqje të arrestit në burg dhe lehtësim të masës, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje apo prishjen e provave.

Seanca nisi sot rreth orës 10:00, ndërsa kryebashkiaku mbërriti me një furgon policie nga ku nuk u bë i mundur pasqyrimi i momentit të daljes dhe drejtimit në sallën ku mbajt seanca që u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi./Versus.al

Poll