AKTUALITET /

Kimist i huaj për të përpunuar kokainën, detaje nga laboratori i drogës te Kodra e Diellit, identifikohet një prej të arrestuarve (EMRI)

Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa operacioni vijon në disa rrethe të vendit.

Shkruar nga Versus
Kimist i huaj për të përpunuar kokainën, detaje nga
Aldi Zonja, një prej të arrestuarve

Tiranë- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar  mbrëmjen e djeshme ku u zbuluan dy laboratorë kokainë, në zonën “Kodra e Diellit” e njohur si “lagjia e VIP-ave” dhe në fshatin Qersekë të Fushë Krujës.

Një prej të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal është identifikuar si Aldi Zonja. 

Lënda narkotike në laboratorin brenda vilës në Kodrën e Diellit, ka qenë në formë të lëngshme dhe në sasi të mëdha. Dyshohet se grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, ka në përbërje edhe një kimist që dyshohet të ketë qenë venezueliani i arrestuar mes 5 personave.

Deri më tani, janë arrestuar 10 persona ndërsa 10 grupe të forcave të Operacionales kanë kryer kontrolle në disa zona të ndryshme të Tiranës, por jo vetëm. Kontrolle janë shtrirë dhe në qarqe të tjera. Operacioni është organizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ku dyshohet se transportohej kokaina pasi përpunohej në Tiranë. Trafikantët kanë ndryshuar shumë shpesh vilat ku e ushtronin veprimtarinë kriminale me qëllim që të mos binin në sy. Versus.al

Poll