AKTUALITET /

Kineze, azere e peruane, goditen 8 ‘fole prostitucioni’ në Shkodër! e pësojnë edhe dy ‘klientët’

Shkruar nga Versus

Kineze, azere e peruane, goditen 8 ‘fole prostitucioni’ në

Shkodër- Policia ka finalizuar një operacion kundër prostitucionit në qytet ku janë zbuluar 8 banesa në të cilat ofroheshin shërbime seksuale në këmbim të parave. Ka nisur procedim penal ndaj 13 shtetaseve të huaja të punësuara në këto qendra si dhe ndaj 2 klientëve që u kapën.

Të proceduarat, vinin nga shtete si Azerbajxhani, Kina, Peruja e Brazili. Ndërsa dy klientët shqiptarë u gjetën në qendrat e prostitucionit gjatë operacionit të zhvilluar. 

Kineze, azere e peruane, goditen 8 ‘fole prostitucioni’ në
Paratë e sekuestruara, të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale

"Bazuar  në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit  operacionin e koduar “Payment”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina  dhe Brazili, konkretisht shtetaset:

D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;

Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

V. G, 25 vjeçe, banuese në  Peru;

L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;

Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;

F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;

G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;

M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;

N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër  të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit"-njofton policia. 

Ndërkohë hetimet po vijojnë për kapjen e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialeti kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”  dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim. Versus.al

 

Poll