
Policia e Durrësit ka sekuestruar sot lëndë narkotike të llojit kokainë dhe 4 gurë të çmuar të dyshuar si diamantë gjatë kontrollit të udhëtarëve që kishin mbërritur me tragetin e linjës Ankona-Durrës.
Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.
Këto sende u gjetën brenda një valixheje në të cilën ndodhej dhe aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.
Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.
Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.Versus.al

