AKTUALITET /

Kokainë nga Amerika e Jugut, goditet grupi i Suel Çelës, 5 të arrestuar në Shqipëri, 7 të tjerë në Itali

Operacioni ndërkombëtar është zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe Spanjë për goditjen e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut.

Shkruar nga Versus

Kokainë nga Amerika e Jugut, goditet grupi i Suel Çelës, 5

Autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me ato italiane dhe spanjolle për të goditur grupin e Suel Çelës që trafikonte drogë nga Amerika Latine për ta shitur më pas në Evropë.

12 persona janë arrestuar në total, 5 prej të cilëve në Shqipëri dhe 7 të tjerë në Itali. Në Shqipëri janë arrestuar:

Igli Dervishi., 30 vjeç, banues në Elbasan;

Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;

Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;

Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;

Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Me arrestimin e tyre nisin edhe procedurat për ekstradimin drejt Italisë ku gjykata ka caktuar masa sigurie arrest me burg për trafik droge. Në Spanjë u arrestua 48 vjeçari shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

Sipas mediave të huaja, grupi kryesohej nga vëllezërit e klanit Çela të cilët trafikonin drogën nga Amerika Latine dhe më pas e shisnin në shtete të Evropës. Pjesë e dosjes që goditi grupin kriminal është edhe rasti ku u kapën 350 kg kokainë në vitin 2021. Për trafikun e drogës, u zbardhën edhe përgjimet në Sky Ecc mes të shumëkërkuarit Suel Çela dhe furnizuesit Ergys Dashi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në Ekuador në 2021-in.

Aktualisht Suel Çela është në kërkim si kreu i grupit kriminal i cili gjithashtu kontrollonte gjyqtarë në gjykatën e Elbasanit duke investuar në lirimin e anëtarëve të grupit të tij dhe rëndimin e pozitave të grupit të Çapjave. Çela akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Ardjan Çapjas. Versus.al

Poll