
Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimin e bërë nga 10 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar për trafikun e kokainës nën lëkurën e gjedhëve.
Dy venezuelianët, kolumbiani dhe 7 shqiptarët e arrestuar kanë mohuar akuzat e bëra ndaj tyre pavarësisht se hetimet ndërkombëtare, kishin arritur të zbulonin sesi transportinin kokainën nga Amerika Latine të fshehur nën lëkurën e bëgëtive.
850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat ishte fshehur kokainë, do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit. Amerikano Latinët shërbinin si kimistë për ndarjen e kokainës nga lëkura e gjedhëve ku ishte fshehur.
Të arrestuarit:
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian Versus.al







