
Kompania “AIBA” me pronar presidentin e FSHF-së Armand Duka i cili zotëron 100% të aksioneve, ka fituar në procedurat për të ndërtuar kullat e emërtuara “VOID Tower”.
Korporata e Investimeve Shqiptare ka bërë me dije se kompania me objekt veprimtarie kryesor prodhimin dhe tregtimin e vezëve, do të bëjë ndërtimin n ëish-godinën historike të ATSH-së.
“AIBA” rezulton të ketë si objekt veprimtarie edhe ndërtimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit. Në kullat e larta që do të ndërtohen si pjesë e kompleksit qeveritar ku do të punojnë zyrtarët e administratës shtetërore, edhe shteti do të marrë përqindje të investimit.
Sipas dokumenit të publikuar kompania “AIBA” me adresë në Shkozet të Durrësit është shpallur fituese me një vlerë investimi në 46.1% ndërsa ofertues tjetër ka qenë edhe kompania “Progreen” shpk e cila ofroi një vlerë investimi prej 45%.
“Ofertat e paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 45% (dyzet e pesë përqind) dhe do të vlerësohen me kriterin përzgjedhës, i cili është: Përqindja më e lartë e sipërfaqes përkatëse e ofruar për Korporatën në ndërtesën VOID Toëer mbi kriterin bazë. Shpallet fituese oferta që ofron vlerën më të lartë të kësaj përqindje”, thuhej në dokumentet ku ishte shpallur e hapur procedura.
Në ish-godinën e ATSH ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore, do të ndërtohet një kullë e madhe dhe qeveria hapi tenderi për t’ja dhënë truallin një firme private dhe në këmbim do të marrë përqindje nga ndërtimi.
Prona do të administrohet nga firma private që do të ndërtojnë plot 87 mijë metër katrorë me një kosto prej 110 milionë eurosh. Pritet që në këtë sipërfaqe të madhe të ndërtohen dy kulla të cilat në foto duken si qendër tregtare dhe apartamente sipër. Versus.al







