AKTUALITET /

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për shtetasit amerikanë: Kujdes, kudo që të ndodheni!

Sipas njoftimit, konflikti i fundit ka çuar në ndërprerje të udhëtimeve ajrore dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore në disa vende të rajonit, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe pasiguri në shumë zona.

Shkruar nga Versus

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen jashtë SHBA-së, duke iu referuar përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme pas tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas njoftimit, konflikti i fundit ka çuar në ndërprerje të udhëtimeve ajrore dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore në disa vende të rajonit, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe pasiguri në shumë zona.

“Paralajmërim global: Përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Iranit ka sjellë ndikime të drejtpërdrejta në qarkullimin ajror në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ekziston mundësia për protesta ose reagime kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë territorit të saj,” – thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje qytetarëve të vet që ndodhen jashtë vendit të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të Ambasadave përkatëse. /Versus.al/

 

Poll