AKTUALITET /

Kontroll në “burgun e VIP-ave” në Durrës, gjenden telefona në dyert e dusheve! Ja kujt i përkisnin

Kontrolli i befasishëm i forcave Operacionale zbuloi 5 celularë në dyert e dusheve të burgut.

Shkruar nga Versus

Kontroll në “burgun e VIP-ave” në Durrës, gjenden

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Burgjeve ka kryer sot kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit për gjetjen e sendeve të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Si pasojë e kontrollit nga forcat operacionale, janë gjetur 5 telefona në katin e tretë, sektorin 1 të burgut. Celularët janë gjetur pranë dyerve të dusheve. Siç mësohet, telefonat u përkisnin të dënuarve, Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur se kujt i përkisnin 2 telefonat e tjerë të gjetur në dyert e dusheve. 

Kujtojmë se në këtë burg mbahen të burgosur ose vuajnë dënimin ish-zyrtarë të lartë publikë si Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Alqi Bllako e Jurgis Çyrbja. Versus.al

 

Poll