AKTUALITET /

KQZ nxjerr shifrat e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 18.00

Shkruar nga Versus

KQZ nxjerr shifrat e qytetarëve që kanë ushtruar të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:00 pjesëmarrja në rang vendi është regjistruar në 41.84%.

Ky përditësim bazohet në raportimet nga 2,479 qendra votimi, nga gjithsej 5,225 në të gjithë vendin. Në këto qendra, nga një total prej 1,678,173 zgjedhës të regjistruar, kanë votuar 686,277 qytetarë.

Në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë (18:00) pjesëmarrja ishte 45.48%, shifra e këtij viti është dukshëm më e ulët – një tregues që ngre pikëpyetje mbi mobilizimin elektoral dhe faktorët që kanë ndikuar në daljen më të vakët në votime.

Procesi i votimit vijon deri në orën 19:00, ndërsa KQZ ka bërë thirrje për qytetarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë minutat e mbetura për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Rezultatet përfundimtare mbi pjesëmarrjen priten pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përpunimit të plotë të të dhënave nga të gjitha zonat. /Versus.al/

KQZ nxjerr shifrat e qytetarëve që kanë ushtruar të

Poll