AKTUALITET /

Kukësi mbulohet nga dëbora, tre aksidente në Rrugën e Kombit

Të tre aksidentet janë shënuar në afërsi të fshatit Fan, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Shkruar nga Versus

Kukësi mbulohet nga dëbora, tre aksidente në Rrugën e Kombit

Qarku i Kukësit është mbuluar sërish nga dëbora gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë, janë shfaqur probleme në disa rrugë, konkretisht në Rrugën e Kombit në segmentin rrugor Thirr-Fan-Reps, janë shënuar 2 aksidente për shkak të pranisë së dëborës e akullit në rrugë.

Ndërsa në daljen e fshatit Fan një tjetër automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Në të gjithë qarkun, pjesa më e madhe e rrugëve janë të mbuluara nga dëbore, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të ulin shpejtësinë dhe të kenë zinxhirë e goma dimërore. Versus.al

Poll