AKTUALITET /

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e ç'dosje 'të nxehta' kishte në dorë. Pse kolegët dyshojnë për vrasje

Kush ishte avokati Leonard Dingo që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident rrugor për të cilin është shpallur në kërkim një 22 vjeçar. "Përplasja" me ish-shefin e krimeve të arrestuar nga SPAK dhe gjyqi me ish-oligakun. Policia këmbëngul se ngjarja ishte aksidentale, kolegët kanë dyshime për të kundërten...

Shkruar nga Versus

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

Avokati Leonard Dingo u aksdentua dy ditë më parë në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë” nga një automjet dhe më pas u la “thes” në vend, ndërsa autori mori arratinë më gjasa i vetëdijshëm për ç'ka la pas.

Sot policia e Durrësit ka bërë të ditur se ai është 22 vjeçari Erjon Kaçani, i cili pas përplasjes tragjike me 63 vjeçarin Dingo, ka braktisur mjetin në fshatin Kodër Arapaj për të marrë arratinë. Ende, edhe pas gjetjes së makinës së braktisur dhe identifikimit të autorit të aksidentit, ka qenë e pamundur arrestimi i tij.  

NJOFTIMI I POLICISË

Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, por autori i aksidentit nuk është kapur ende. 

DYSHIMI 

Por, për kolegët e avokatit tashmë të ndjerë, ngjarja edhe mund të mos jetë tërësisht aksidentale. Ata ngrenë alarmin se shkak mund të jenë bërë dosjet e ndjekura nga avokati, ndaj bëjnë thirrje Për hetim tërësor të këtij rasti. Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj, në një publikim në rrjetet sociale ngre këtë shqetësim: 

'Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!'- shkruhet në Facebook e Avokatëve Penalistë

Zyrtarisht, burime nga policia e Durrësit thonë se nuk ka të dhena që aksidenti të ketë qenë i qëllimshëm dhe se nuk rezulton që mes viktimës dhe autorit të ketë ndonjë pikë lidhje apo kontakti qoftë personalisht apo qoftë me personat me të cilët avokati Leonard Dingo mund të ketë patur përplasje për shkak të detyrës. Sipas burimeve të "Versus.al" aksidenti ka ndodhur jo shumë larg një mbikalimi metalik për këmbësorë. 

Por kush ishte Leonard Dingo  

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

Nga një kërkim i thjeshtë në google duket se avokati ka preferuar të ketë karrierë të pabujshme dhe larg mediave. Ndërsa diçka më shumë zbulohet në rrjetin e tij social Instagram, ku ka dy profile të avokatit të ndjerë. Në njërin prej tyre theksohet se ai ka 30 vite eksperiencë në punë si hetues, gjyqtar dhe tashmë avokat për çështje penale, civile, administrative, divorce dhe pronësie. Në të ri, para juridikut, mësohet se ka ndjekur shkollën e pilotëve.

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

Leonard Dongo, mësohet se është me origjinë nga Skrapari, ndërkohë që punonte në Durrës, ku kishte dhe aktivitetin kryesor, por avokati mbronte dhe klientë nga rrethet e tjera dhe ishte shpesh i pranishëm në seanca gjyqësore nëpër gjykatat e rretheve. Ndërsa në profilin e dytë, në të cilin avokati ka postuar deri 3 javë më parë, me ose pa humor, ai ka vënë shënimin; “Vetëm për VIP-a, jo për njerëz të varfër”.

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

Pikërisht në këtë profil, në dy postimet e fundit ai tregon se po mbronte një klient të arrestuar sipas tij padrejtësisht nga Agustin Çinari, ish-shefi krimeve Durrës në datë 29 korrik, pak ditë para se ai vetë të arrestohej nga SPAK me 31 korrik 2024. Ndërkohë në një postim të dytë, Dingo shkruan se po mbron një ish-oligark në një process gjyqësor.

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

Përkundër dyshimeve të kolegëve se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm, arrestimi i autorit, 22-vjeçarit Erjon Kaçani, pritet të zbardhë më shumë dhe të rrëzojë ose provojë këto dyshime.  

Kush ishte avokati i VIP-ave që u vra në aksident e

 

 

 

 

Poll