AKTUALITET /

“Kush janë 2 ‘kokat’ e krimit që nxorën armët te Kthesa e Kamzës”, gazetarja: I pajtoi biznesmeni

Sipas gazetares, ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe policia nuk ka patur asnjë reagim për të.

Shkruar nga Versus
“Kush janë 2 ‘kokat’ e krimit që nxorën
Fotoilustrim nga Kthesa e Kamzës dhe gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale që ka ngjallur shumë dyshime. Në statusin e shkurtër informon se në kthesën e Kamzës që njihet si një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ka patur një konflikt të ashpër mes 2 prej krerëve të krimit të organizuar të cilët sipas saj kanë nxjerrë edhe armët.

Duke pyetur ndjekësit se cili prej tyre ka informacion më të thelluar mbi ngjarjen, Lala zbulon edhe detajin se për të sheshuar konfliktin ka ndërhyrë një binzesmen i cili mund të ketë lidhje me policinë.

“Kush janë dy kokat e krimit të organizuar që nxorën armët te Kthesa e Kamzës? Kush është biznesmeni që ndërhyri për t’i pajtuar? A ka lidhje ky biznesmen me kupolën e policisë?  Kushdo që ka informacion të thelluar lutet të më shkruajë në inbox”- shkruan Lala.

Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës ku qarkullimi i makinave është shumë i shpeshtë duke shkaktuar herë pas here edhe trafik, policia nuk ka dhënë asnjë komunikatë mbi këtë çështje duke e lënë “mister” ngjarjen të cilën e panë qytetarët e tjerë të pranishëm. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: