Gjasa janë që këtë të mërkurë megaoperacioni i policisë i drejtuar nga SPAK të ketë përfunduar "si kokoshi në një thellë", pasi operacioni dyshohet të jetë dekonspiruar dhe krerët e vërtetë të grupt kriminal, duket se ju "kanë lënë puplat" organeve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Ky që shikoni më lart quhet Arjanit Maloku dhe që prej 2011 ka një biznes karburantesh për shitje me shumicë e pakicë të lëndëve djegëse dhe varjave lubrifikantë në zonën e Fushë-Krujës, një biznes që aktualisht rezulton i pezulluar, thekson Oraneës.
Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçuri, të vënë në pranga sot, dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Por cili ishte roli i dy të arrestuarve në këtë mega trafik, ku janë bashkuar shqiptarë, italianë e kinezë? SPAK, i nuk doli në konferencë shtypi për të dhënë detaje, sicc dolën këtë të mërkurë në orën 11.00 zyrtarët e lartë të Guardia di Finanzës, publikoi veç një njoftim, ku gjithë puna e bërë në Shqipëri përmblidhej në 3 rreshta, pa saktësuar rolin e vërtetë të grupit kriminal shqiptar, pa saktësuar se kush është i dyshuari apo të dyshuarit që e kanë drejtuar këtë grup. Ku "doli shpuar" sot aksioni i SPAK? Kush e dekonspiroi që në 21 kontrolle banesash e objektesh të gjendshin vecc dy persona prej të kërkuarve? Në media qarkulluan informacionet që prej mëngjesit, por emri i "kapos" duket se i frikëson. sidoqoftë perlat e rradhës janë zbuluar edhe kësaj here në Sky ECC, jo nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare, por erdhën 'dhuratë' nga Breshia, ku janë hetuar 4 vjet ky bashkimi i dy organizatave kriminale dhe ka përgjime të frikshme.







