AKTUALITET /

Laburistët anulojnë planin 'Ruanda', 90 mijë emigrantë do të përfitojnë azil, përfshirë dhe shqiptarët

Sekretarja e Brendshme  Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri gjatë kësaj jave ku do të nisin procesi i kërkesa për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga Britania   e Madhe.

Shkruar nga B.SH

Laburistët anulojnë planin 'Ruanda', 90 mijë

90.000 emigrantë që ishin caktuar për t’u deportuar në Runada nga qeveria e ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak do të mund të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.

Sekretarja e Brendshme  Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri gjatë kësaj jave ku do të nisi procesi i kërkesa për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga Britania   e Madhe.

Këshilli i Refugjatëve në Britaninë e Madhe vlerëson se numri i njerëzve që përfitojnë azil nga ky legjislacion është nga 60.000-90.000.

Megjithatë zyrtarët britanik do t’u japin përparsi azilkërkuesve nga vende të ‘sigurta’ si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India , që përbën 30 për qind të shifrës së përgjithshme, shkruan The Telegraph. 

Ky lajm vjen vetëm disa orë pasi një emgrinat vdiq, ku gomonia me të cilën udhëtonte u fundos për shkak të mbipopullimit ndërsa përpiqej të kalonte Kanalin Anglez.

Pak më pak se 36,000 emigrantë të cilëve do t'u përpunohen kërkesat e tyre aktualisht jetojnë në hotele, të cilat kushtojnë 2.9 milionë paund në ditë për tatimpaguesit britanik shton më tej The Telegrafi. /Versus

 

Poll