AKTUALITET /

Lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit! 3 gjyqtarët do të hetohen

Shkruar nga Versus

Lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë prish

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Apelit për krime të rënda që pushonte hetimet e nisura ndaj 3 gjyqtarëve që lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 policëve.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

Në këtë mënyrë hetimet ndaj 3 gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj do të vijojnë.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të rrëzonte dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Versus.al

Poll