AKTUALITET /

Radhë të gjata në Kakavijë për të hyrë në Shqipëri, fermerët grekë protestojnë dhe bllokojnë rrugën

Policia njofton se do lejohen të qarkullojnëvetem mjetet që kanë emergjenca shëndetësore në rrugën që do bllokohet si pasojë e protestës së fermerëve grekë.

Shkruar nga Versus

Radhë të gjata në Kakavijë për të hyrë

Gjirokastër- Në pikën kufitare të Kakavijës janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga pala greke që në orët e para të mëngjesit të sotëm ku qytetarët po presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin nga ana e Greqisë drejt vendit tonë.

Mes udhëtarëve që po hyjnë drejt Shqipërisë janë krijuar pakënaqësi pasi pala greke po punon vetëm me 2 sportele dhe procesi është shumë i ngadaltë. Autoritetet kanë njoftuar se ditën e sotme që prej orës 11:00 deri në orën 17:00 aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që do të zhvillojnë fermerët grekë.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 11:00 deri në orën 17:00, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”- njofton policia. Versus.al

Poll