
Itali- Një grabitje spektakolare është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në rajonin e Kalabrisë përgjatë nëj autostrade.
Pre e grabitjes ka rënë një furgon i blinduar në pronësi të “Sicurtransport” ku raportohet të jetë marrë shuma prej 2 milionë eurosh. Furgoni u grabit brenda një tuneli mes dy kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara.
Gjatë grabitjes, autorët qëlluan disa herë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ata bllokuan edhe trafikun duke parkuar dy makina të djegura përgjatë rrugës. Versus.al
