
Duke nisur nga sot, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit të caktuar për ta. Plot 541 mijë pensionistë që marrin deri jo më shumë se 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim.
Ndërsa 221 mijë pensionistë të tjerë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë shpërblim.
Ky bonus do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10.4 miliardë lekë. Pensionistët do të mund ta tërheqin deri më 30 qershor 2026 sipas vendimit të këshillit të ministrave. Versus.al
Turizmi “zhgënjen” në konsum, kompanive u mbeten produktet stok
Rritje për elitën, fukarallëk për gjithë të tjerët

