AKTUALITET /

Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 45 vjeçari në Vlorë (EMRI)

Shkruar nga Versus
Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 45 vjeçari në
Arma e gjetur në makinën e 45 vjeçarit

Vlorë- Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap teksa lëvizte me armë zjarri në qytet. Në pranga ka rënë Alfred Hoxha.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte 45 vjeçari, poshtë sediljes së shoferit u gjet arma e zjarrit tip “pistoletë” e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një shumë parash.

“Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll