AKTUALITET /

Lidh fshatrat Kuç-Qeparo, çahet rruga e lumit të Vlorës

Shkruar nga Versus

Lidh fshatrat Kuç-Qeparo, çahet rruga e lumit të Vlorës

Një segment rrugor rreth 30 metra i gjatë në Rrugën e lumit të Vlorës në zonën që lidh fshatin Kuç me Qeparonë, ka pësuar çarje të mëdha në trupin e asfaltit duke shkaktuar shqetësime për sigurinë e qarkullimit.

Janë krijuar edhe plasaritje anësore që dyshohet të jenë shkaktuar nga lëvizjet e tokës dhe faktorë nëntokësorë. Segmenti i dëmtuar shtrihet në një zonë me terren të thepisur.

Aktualisht, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin e segmentit të dëmtuar, ndërsa është bërë edhe sinjalizimi i zonës për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Versus.al

Tags:

vlore

Poll