AKTUALITET /

Ngeci mes shkëmbinjve, shpëtohet i riu që u fut vullnetar për gjetjen e 43 vjeçarit në kanionet e Osumit

Shkruar nga Versus

Ngeci mes shkëmbinjve, shpëtohet i riu që u fut vullnetar

Pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura u shpëtua 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i cili mbeti i bllokuar në ujërat e lumit Osum gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në gjetjen e një 42-vjeçari të zhdukur Ilir Kurti. 

I riu kishte ngecur mes shkëmbinjve që prej mesditës së shtunë dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona kishin dështuar.

Sipas burimeve nga banorë të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë lundrimit me kanoe, kur njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. 22-vjeçari ngeci mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle. Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e Ilir Kurtit. Versus.al

Poll