AKTUALITET /

Vrau me thikë 48 vjeçarin në Kavajë për një vend parkimi, kapet autori me 2 emra

Sherri nisi për shkak se viktima kishte parkuar makinën para derës së banesës së autorit.

Shkruar nga Versus
Vrau me thikë 48 vjeçarin në Kavajë për një vend
Viktima, Skerdilajd Isufi dhe momenti i arrestimit të autorit, Land Derjai

Policia e Kavajës ka arrestuar Land Derjain alias Land Pujën si autorin e vrasjes me thikë të 48 vjeçarit Skerdilajd Isufi pas konfliktit banal të ndodhur ditën e djeshme.

Pas disa orësh kërkimi, u bë i mundur arrestimi i autorit i cili rreth orës 14:22 të ditës së shtunë u konfliktua me Skerdilajd Isufin për shkak se ky i fundit kishte parkuar makinën para derës së banesës së tij.

Sherri degradoi deri në përdorimin e thikës duke bërë që Skerdilajt Isufi të humbte jetën në vendngjarje. Policia sekuestroi armën e krimit, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit. Versus.al

Poll