AKTUALITET /

Lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e narkotrafiku në Ekuador, arrestohet shefi i njohur italian

Colonico, i njohur gjerësisht me nofkën "Benny C.", u ndalua nga autoritetet ekuadoriane gjatë një operacioni të befasishëm në banesën e tij luksoze në zonën e Samborondon, pranë kryeqytetit Quito

Shkruar nga Versus

Lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e narkotrafiku në Ekuador,

Një histori që ngjan më shumë me një skenar filmi sesa me jetën reale është raportuar nga mediat italiane dhe ato ndërkombëtare, pasi një nga emrat e njohur të kuzhinës italiane, Panfilo Colonico, është arrestuar në Ekuador, nën dyshimet për lidhje me mafian shqiptare dhe kartelet ndërkombëtare të kokainës.

Colonico, i njohur gjerësisht me nofkën "Benny C.", u ndalua nga autoritetet ekuadoriane gjatë një operacioni të befasishëm në banesën e tij luksoze në zonën e Samborondon, pranë kryeqytetit Quito. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash të falsifikuara, ndërsa hetimet e para tregojnë për aktivitet të dyshuar të pastrimit të parave dhe lidhje direkte me organizata kriminale shqiptare.

Lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e narkotrafiku në Ekuador,

Nga kuzhina në rrjetet kriminale
Panfilo Colonico nuk ishte emër i panjohur në Ekuador. Shefi i kuzhinës kishte fituar famë në qytetin Guayaquil, ku menaxhonte restorantin italian “Il Sabore Mio”. Por emri i tij kishte dalë në titujt kryesorë të lajmeve për herë të parë në qershor të vitit 2023, kur u rrëmbye nga persona të armatosur, të maskuar si oficerë policie. Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në ambientet e restorantit të tij.

Rrëmbimi zgjati gjashtë ditë dhe u shoqërua me presion ndërkombëtar, përfshirë edhe ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme italiane, e cila u përfshi direkt në negociatat me autoritetet lokale. Pas gjashtë ditësh, Colonico u rikthye i gjallë në restorant, duke mbërritur me një taksi, ndërsa më vonë dy nga rrëmbyesit u vunë në pranga.

Lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e narkotrafiku në Ekuador,

Shënjestër e larjeve të hesapeve?
Nuk ishte hera e parë që Benny C. përballej me rrezik. Në janar të vitit 2023, vetëm disa muaj para rrëmbimit, pranë restorantit të tij ndodhi një të shtënë me armë zjarri, të cilën ai fillimisht e përshkroi në rrjetet sociale si një “grabitje e zakonshme”. Por burimet lokale e përgënjeshtruan këtë version, duke aluduar se bëhej fjalë për një larje hesapesh, të lidhur me borxhe të papaguara në rrjetin e trafikut të drogës.

Nga Kanadaja në Guayaquil

Sipas mediave italiane, Panfilo Colonico kishte mbërritur në Ekuador në mars të vitit 2020, duke u zhvendosur nga Kanadaja, ku kishte punuar më parë si kuzhinier. Pas pandemisë, ai gjeti strehë në Guayaquil, ku në pak kohë arriti të ndërtonte një biznes të suksesshëm në dukje.

Lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e narkotrafiku në Ekuador,

Por pas fasadës së një kuzhinieri pasionant, duket se fshihej një tjetër realitet. Hetimet për aktivitetin e tij të dyshuar kriminal janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet ekuadoriane janë duke bashkëpunuar me policinë italiane dhe agjencitë ndërkombëtare të antikrimit për të zbardhur të gjithë rrjetin që mendohet të përfshijë mafien shqiptare dhe kartele të Amerikës Latine.

Poll