Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet.
I plagosuri ka marrë fraktura të shumta dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për ndihmë të specializuar.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesit e automjetit janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.







