
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Medresesë në kryeqytet.
Çifti i moshuar që ishte brenda makinës, fatmirësisht doli në kohë, duke shpëtuar pa dëmtime.
Flakët u shuan nga zjarrfikësit, ndërsa si shkak i zjarrit dyshohet se, ka qenë një defekt teknik i mjetit.







