Në kampin e Gjadrit pritet të ndodhë një ristrukturim i forcave të policisë italiane të cilat janë të pranishme në ambientet e pritjes së emigrantëve që kapen në Itali.
Nga 220 efektivët dhe punonjësit aktualë të administratës, numri i tyre do të reduktohet në 170 për të garantuar menaxhimin e turneve dhe shërbimet e nevojshme.
Sipas La Repubblicas, ky vendim është marrë për shkak të vështirësive që po hasen në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm që kapen në Lampedusa deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.
Të dy grupet e emigrantëve që u dërguan në tetor dhe nëntor drejt portit të Shëngjinit, u rikthyen në Itali pas vendimeve të gjykatës italiane në Romë. Pavarësisht kësaj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e vendosur të zbatojë marrëveshjen e firmosur me Ramën. Zyrtarët qeveritarë italianë kanë theksuar se çështja do të dërgohet për vendim në Gjykatën e Drejtësisë Evropiane.
Së fundmi u kthyen mbrapsht 7 emigrantët e mbërritur, ndërsa më herët ishin kthyer mbrapsht 12 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti me arsyetimin se nuk i përkasin listës së vendeve të sigurta. Versus.al







