AKTUALITET /

Masakra e Bradasheshit/ Dumani rrëfen rolin e vëllait të tij: Ishte në makinë me atentatorët! Talo Çela: Se di si i beson ‘krymi’ dy vëllezërit

Në bisedat e deskriptuara shfaqet i shumëkërkuari Talo Çela i cili u shkruan disa personave se nuk arrinte ta kuptonte sesi Erion Alibej u besonte vëllezërve Dumani të cilët sipas tij bënin lojë të dyfishtë.

Shkruar nga Versus
Masakra e Bradasheshit/ Dumani rrëfen rolin e vëllait të tij:
Talo Çela, Nuredin Dumani

Versus.al ka siguruar dosjen e çështjes së masakrës së Bradasheshit ku mbetën të vrarë Erion Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgferi dhe shtetasi turk Erdal Duranay, ngjarje për të cilën vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja akuzohen si organizatorë dhe financues.

Në dosje, është zbardhur edhe dëshmia e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani i cili në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka rrëfyer se kishte dijeni me detaje lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në 2018-ën.

Dumani rrëfen dinamikën e ngjarjes duke treguar se informacionet i kishte marrë vesh nga vëllai i tij Dashamir Dumani i cili po ashtu kishte marrë pjesë në masakër por sipas Dumanit, ka pasur vetëm dijeni pasi nuk ka qëlluar asnjë plumb ndaj Alibejt apo personave të tjerë që mbetën të vdekur për shkak se ishte hutuar nga shpejtësia me të cilën u zhvilluan gjërat.

"Dashi me ka treguar se, ate natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Miri Haxhinë. Për këtë ngjarje une kam biseduar me Dashin nepermjet telefonit te kriptuar Sey, ku une e kam pyetur nese ai ka marre pjesë në atë ngjarje (vrasjen e trefishtë të Bradasheshit) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se, ai ka marre pjesë te vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar Sey vetëm kaq kam biseduar  lidhur me këtë ngjarje. Ndërsa detajet e tjera për këtë ngjafje Dashi mi ka treguar kur ndodhej në Shqipëri para se të largohej ne Gjermani ne vitin 2019, por në atë kohë nuk me tregoi se ai kishte marrë pjesë, këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani dhe kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe te afermve të tij, kanë marrë pjesë dy makina, në të cilat kanë qenë Talo Cela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dazi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret... "- është shprehur Dumani.

Pjesëmarrja e Dashnor Dumanit në ngjarjen e Bradasheshit, më vonë u pa edhe si një rrezik nga ana e autorëve të tjerë, Mikael Qosja dhe Talo Çela. Qosja në mesazhet e dërguara drejt Çelës shprehet i shqetësuar për hetimin e masakrës së Bradasheshit dhe e pyet për informacionet që ka Dashnor Dumani lidhur me ngjarjen, duke e cilësuar me emrin “Cjapi”.

"Me degjo pak; Me degjo; Tani cjapi; A di gja ku shkoi makina; Ate nat; Po armet; A di venin nori ku jan hudh"- shkruan Mikael Qosja në Sky ecc.

Në vijim sipas bisedave të deskriptuara zbardhet edhe një tjetër ngjarje ku ishte përfshirë Dashnor Dumani i cili është konfliktuar me Altin Ndocin për pagesën që ata kanë marrë në formë kapari për ekzekutimin e një personi. Vrasja nuk është kryer dhe Altin Ndoci nuk ka pranuar të kthejë shumën e parave që porositësi kishte paguar pasi sipas tij, e kishte bërë punën duke siguruar mjetet materiale për vrasjen.

Dyshohet se kapari që Altin Ndoci (pjesë e grupit të Çopajve) ka marrë, ka qenë në shumën 10 mijë euro. Për këtë ngjarje, ka patur një konflikt mes Pjetër Ndocit dhe Dashnor Dumanit në autostradën Tiranë-Durrës ku Ndoci ka goditur xhamin e mjetit ku ndodhej Dumani dhe më pas ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri.

Më datë 29 maj 2020, Mikael Qosja (Kamami) i shkruan Talo Çelës duke e konsideruar si fitore faktin që Dashnor Dumani nuk ka qenë ndër personat që ka qëlluar ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

“Njeri vlla vret vllain e krymit akuzohet. Vllai tjetër po gjuan me lekë për krymin boooooooooooooo" Si ka besuar krymi ketyre. Këto po vriten se jan rraf” shkruan Talo Çela në mesazhin dërguar Guri Bibës në sky ecc duke vënë në dyshim sesi Erion Alibej u besonte vëllezërve Dumani.

Në vazhdim të bisedës Talo Çela shprehet se gabimi që jane zënë shokët (Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci) është i "kokçamit” (Altin Ndocit) pasi ai ka rrahur Dashin dhe situata ka kaluar në favor të Erion Alibej.Versus.al

Poll