AKTUALITET /

"Mashtrim, mos e përmend më", dy të penduarit e drejtësisë përplasen në GJKKO, Dumani nxirret jashtë

Shkak për përplasjen, është bërë momenti kur Alibej ka përmendur vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit në 2018-ën ku u vranë 3 persona.

Shkruar nga Versus
"Mashtrim, mos e përmend më", dy të penduarit e
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, të penduarit e drejtësisë për dosjen "Plumbi i artë"

Në sallën e gjyqit që po zhvillohet sot në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” ka patur përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë, Erion Alibej dhe Nuredin Dumani.

Shkak është bërë momenti kur Alibej po përmendte Dashnor Dumanin si të përfshirë tek masakra e Bradasheshit, ku u vra vëllai i tij Endrit Alibej, daja dhe një shtetas turk.  Teksa Erjon Alibej po fliste për ngjarjen, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani u ngrit në këmbë duke iu drejtuar me fjalët ‘ky është mashtrim, mos e përmend më’.

Alibej tha se Nuredin Dumani e kishte mohuar përfshirjen e Dashnor Dumanit në këtë krim, duke qenë se e kishte vëlla dhe prandaj nuk kishte qenë i sinqertë.

“Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bëj atë gabim mos e permend më”- ka ngulmuar sërish Dumani, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që të nxirret jashtë sallës së gjyqit. Versus.al

Poll